Gazeta e njohur zvicerane “Blick” i ka kushtuar një artikull bllokimit të pikës kufitare në Merdarë.
Blick.ch në artikull përmend se sipas gazetës shqiptare me bazë në Zvicër “Le Canton 27”, se mijëra kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, kanë ngecur në Serbi.
Thuhet se ata ishin kërcënuar nga bandat serbe.
“Udhëtarët ishin “kërcënuar, fyer dhe abuzuar nga bandat serbe dhe mercenarët rusë, përfshirë edhe të dehur. Ata mbanin thika dhe armë para fëmijëve”.
Mërgimtarët që janë prekur nga ky bllokim do të kërkojnë ndihmë nga Ambasada Zvicerane në Beograd.
Në orët e vona të së martës, Ministria e Jashtme dhe e Diasporës kërkoj nga bashkatdhetarët që të përdorin rrugë të tjera alternativa.
MPJD në njoftim bëri thirrje që të përdoren pikat e tjera kufitare për të ardhur në Kosovë.
Mbyllja e Merdarës, (nga ana e Serbisë) sigurisht që do t’i shkaktojë shpenzime më të larta të udhëtimit mërgimtarëve që do të vijnë në Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit.
Por, gjithashtu përveç kësaj atyre do të ju shpenzohet edhe koha.