Bllokimi i Merdares, ja sa vetura kanë hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë që nga mëngjesi

Bllokimi i Merdares, ja sa vetura kanë hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë që nga mëngjesi

Pika kufitare në Merdarë është mbyllur që ka mbrëmë, pasi serbët kanë vendosur barrikada në kilometrin e dytë të kufirit në territorin e Serbisë, afër kufirit me Kosovë.

Për shkak të mbylljes së qarkullimit të kësaj pike, qytetarët e bashkatdhetarët që po vinin drejt Kosovës është dashur të shfrytëzojnë pikat tjera.

Pike kufitare te Dheu i Bardhë ka qenë sot më i ngarkuar, pasi është shfrytëzuar për të hyrë në Kosovë.

Që nga mëngjesi  e deri tash, nga kjo pikë kufitare në Kosovë kanë hyrë 109 vetura.

Bëhet e ditur se kamionë e autobusë ka më shumë.

Related Articles