Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jasharin kanë vizituar Kampin e Bondsteel e që u priten në takim nga komandanti i grupit për mbështetjen e zonës, kolonel Matthew DiNenna, raporton Gazeta “Enigma”.
Mehaj thotë se u njoftuan me organizimin aktual në kamp, strukturën, kapacitetet, misionin aktual si dhe operacionet.
Postimi i plotë i Mehajt:
Sot, së bashku me gjeneral Jasharin, vizituam Kampin Bondsteel ku u pritëm nga Komandanti i Grupit për Mbështetjen e Zonës, kolonel Matthew DiNenna.
Nga Kolonel DiNenna u njoftuam me organizimin aktual në kamp, strukturën, kapacitetet, misionin aktual si dhe operacionet.
Gjithashtu, Kolonel DiNenna dhe bashkëpunëtorët e tij, na njoftuan për nivelin e bashkëpunimit me autoritetet vendore qendrore dhe lokale duke theksuar veçanërisht bashkëpunimin shumë të ngushtë me FSK-në. / Gazeta Enigma.