Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë figurave publike shqiptare me ndikim nëpër botë, që të lobojnë për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Kjo thirrje e Mehajt, vie duke qenë se Serbia ka nisur një fushatë të ashpër kundër këtij rrugëtimit të Kosovës.
”Tashmë dita ditës Kosova po afrohet edhe me shumë drejte anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Duke pasur parasysh që Serbia ka nisur një fushatë kundër pranimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, për të ju kundërvu kësaj fushate të shtetit serb, ftoj gjithë shqiptarët e suksesshme në botë që të vihemi në përkrahje të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës”.
“Këngëtaret, artistët, futbollistet, biznesmenët, filantropet e shumtë, e shumë e shumë politikan shqiptar që janë pjesë e institucioneve neper vende te ndryshme te Evropës, i ftoj që të bashkohen në fushatën tonë lobuese për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.
“Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap i madh drejte anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian si dhe në aleancën me të fortë ushtarake të vendeve demokratike në botë, pra në aleancën e NATO-së”.
“Anëtarët e Këshillit të Evropës, duhet të dine se është Serbia ajo që po i shkel gjithnjë dhe në vazhdimësi marrëveshjet në raport me Kosovë, dhe shkelje me e re e këtyre marrëveshjeve është fushata që shteti serb e ka ndërmarr kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fund të fundit, qytetaret e Kosovës e meritojnë që shteti i jonë të jetë pjese e këtij mekanizmi evropian”.
“Të gjithë bashkë të vihemi në përkrahje të Kosovës sonë, të cilën e kemi amanet nga heronjtë që sakrifikuan gjithëçka patën për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e shteti tonë”.