Mehaj ia kërkon mbështetjen Holandës për të hyrë në NATO

Mehaj ia kërkon mbështetjen Holandës për të hyrë në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ia ka kërkuar Holandës mbështetjen për t’u anëtarësuar Kosova në NATO.

Mehaj këtë kërkesë ia bëri zëvendësit ambasadorit të Holandës në Kosovë, Peter van nder Bloemen, gjatë një takimi që e kishte sot e temë diskutimi ishte situata e krijuar në Ukrainë.

Mehaj ka shkruar në Facebook se në këtë takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive të mbrojtjes dhe koordimin për realizimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë këtij viti.

“Ndër të tjera, nga Zv. Ambasadori Van der Bloemen kërkova mbështetjen e Holandës, si një ndër vendet themeluese të Aleancës Veriatlantike, në synimin tonë për anëtarësim të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”, shkroi Mehaj./GazetaEnigma/

Related Articles