Mehaj: Letonia si vend i rëndësishëm i NATO-s, partneri ynë bilateral i radhës

Mehaj: Letonia si vend i rëndësishëm i NATO-s, partneri ynë bilateral i radhës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Letoni.

Gjatë vizitës treditore, përveç takimit zyrtar me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, ministri Mehaj do të takohet edhe me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Letoneze, gjenerallejtënant Leonids Kalniņs, si dhe autoritetet tjera të larta politike dhe ushtarake.

Me homologun e tij, ministrin Pabriks, ministri Mehaj do të nënshkruajë edhe Memorandumin e Mirëkuptimit, respektivisht Marrëveshjen Bilaterale në mes ministrive të dy vendeve.

“Marrëveshja e bashkëpunimit tonë do të jetë një faqe e re e zhvillimit të kapaciteteve të ndërsjella ushtarake në funksion dhe shërbim të sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe më gjerë”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/

Related Articles