Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Tetovë, me ç’rast ka shprehur ngushëllime për humbjen e viktimave, raporton Gazeta “Enigma”.
Mehaj ka thënë se homologes së tij Jankovska dhe kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifit i ka ofruar të gjitha kapacitet në mbështetje të Shtabit Emergjent për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.
“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të viktimave dhe të lënduarave, në këto momente shumë të rënda, jemi me ju!”, ka shkruar Mehaj.