Mehaj pret në takim ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe ish-Komandantët e ushtrisë

Mehaj pret në takim ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe ish-Komandantët e ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka pritur sot në takime të ndara ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ish-komandanëtët e ushtrisë dhe shoqatat e dala nga lufta, raporton Gazeta Enigma.

Ai u shpreh se, gjatë takimit biseduan për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe deklaroi se të gjithë bashkë duhet të angazhohen për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Republikën e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

“Sot në dy takime të ndara kam pritur ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës bashkë ish-Komandantët e ushtrisë sonë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.

Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së.

Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Republikën e Kosovës.

Veprimet tona janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët tanë, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetuetshmërisë sonë”, u shpreh Mehaj. /Gazeta Enigma

Related Articles