Përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti të mërkuren në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Me këtë rast, ambasadori Sakar, i përcolli ministrit Mehaj urimet e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë Hulusi Akar. Duke e uruar personalisht për detyrën e ministrit, ambasadori Sakar i premtoi ministrit Mehaj se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saj.
Ministri, Mehaj e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën e tij duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së. Të dy u pajtuan që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.