Mehaj publikon pagat e ushtarakëve të FSK-së

Mehaj publikon pagat e ushtarakëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pagat e ushtarakëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas ligjit të ri të pagave.

Sipas infografikës së publikuar, në këto paga nuk janë të përfshira përvoja e punës dhe shtesat e tjera.

Megjithatë, bëhet e ditur se një ushtar do të marrë 588 euro pagë mujore bruto.

Paga më e madhe brenda FSK-së është e komandantit të ushtrisë e që është 1 mijë e 575 euro.

Related Articles