Mehaj: Serbia është aleati dhe mikja e njohur e Rusisë

Mehaj: Serbia është aleati dhe mikja e njohur e Rusisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se është e rëndësishme të shikojmë nga afër vendimin e Serbisë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për mos denimin e sulmeve ndaj Ukrainës.

Mehaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia është aleate dhe mike e njohur e Rusisë dhe se këtë po e dëshmon sërish.

“Pasi e gjithë bota po sheh pushtimin e Rusisë në Ukrainë, është e rëndësishme të shikojmë nga afër vendimin e Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të mos dënuar sulmet. Serbia është aleati dhe mikja e njohur e Rusisë dhe këtë e kanë dëshmuar sërish tani”, ka shkruar Mehaj.

Related Articles