Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj, ka thënë se ky takim mes tij dhe ambasadorit gjerman është bërë me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta, pasi që bashkëpunimi me Gjermaninë është më rëndësi të madhe në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të Kosovës.
“Bashkëpunimi bilateral i vazhdueshëm me Gjermaninë është me rëndësi të madhe në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve tona të përgjithshme. Me qëllim të kooordinimit të aktiviteteve tona të përbashkëta, sot prita në takimin e radhës, ambasadorin gjerman, Joern Rohde”, ka thënë Mehaj.
Tutje, ai ka shtuar se ambasadori gjerman ritheksoi vullnetin e mirë të Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve tona.
Postimi i plotë:
Bashkëpunimi bilateral i vazhdueshëm me Gjermaninë është me rëndësi të madhe në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve tona të përgjithshme.
Me qëllim të kooordinimit të aktiviteteve tona të përbashkëta, sot prita në takimin e radhës, ambasadorin gjerman, Joern Rohde.
Më këtë rast, ritheksova se të dy vendet tona do ta thellojmë edhe më tej bashkëpunimin miqësor në funksion të interesave të partneritetit tonë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Nga ana e tij, Ambasadori Rohde, e ritheksoi vullnetin e mirë të Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve tona.