Mehaj: Ushtria e Kosovës s’ka të ndalur, treni po ecën

Mehaj: Ushtria e Kosovës s’ka të ndalur, treni po ecën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme ka thënë se aktivitetet e Ushtrisë së Kosovës në kuadër të avancimeve të saj s’kanë të ndalur.

Teksa ka folur për aktivitetet e tij si ministër dhe të Ushtrisë së Kosovës, Mehaj para deputetëve ka thënë se vazhdimisht është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për avancimin e Ushtrisë.

“Unë jam i përkushtuar 200 për qind për Ushtrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Aktivitetet s’po ndalen. S’kemi të ndalur. Treni ka ecur dhe nuk do të ndalet. Ju them të gjithëve mbështetnani se jemi të pakthyeshëm”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kosova po koordinohet me aleatët ndërkombëtarë për të shtruar sa më mirë rrugëtimin e së ardhmes “e duke shmangur gabimet e mundshme”.

Për pranim në Kartën e Adriatikut, Mehaj ka thënë se është takuar me të gjithë ministrat e Mbrojtjes në rajon, por ka shtuar se detaje do të japë në seancë të mbyllur.

Javën e shkuar Qeveria miratoi Projektligjin për Buxhetin 2022, duke ndarë për herë të parë mbi 100 milionë euro për Ushtrinë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles