Melinda tregon se çfarë i tha Nicki Minaj

Melinda tregon se çfarë i tha Nicki Minaj

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka qenë e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”.



Ajo ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në karrierën e saj, ndërsa si të parën ka cekur atë të vitit 2013, kur ishte paraqitur në “American Idol”.

Melinda kishte marrë pjesë si shumë e re në spektaklin e talenteve të rinj në ShBA, ku kishte interpretuar para emrave të famshëm në juri si: Nicki Minaj, Jennifer Lopez dhe Mariah Carey.

E pyetur nga moderatorja se si ishte të ndodhej para tyre, reperja Ademi e përshkroi përvojën si “të mrekullueshme”, gjersa ceku një detaj interesant që ia kishte thënë Nicki.

“Ka qenë shumë interesant, sepse ajo më tha: ‘Shumë po më pëlqen veshja jote, a mund të rrotullohesh’, dhe kur jam rrotulluar më ka thënë: ‘Oh, të pasme të mira’”, ka thënë mes të qeshura Melinda.

Related Articles