Trajneri i Norwichit: Shpejtësia e Rashicës do të shkaktojë shumë probleme për rivalët

Trajneri i Norwichit: Shpejtësia e Rashicës do të shkaktojë shumë probleme për rivalët

Norwich ka barazuar pa gola me Wolves në ndeshjen e sotme në kuadër të Premierligës. Ndeshja u mbyll ashtu siç edhe filloi, pa gola të shënuar dhe të dy ekipet morën nga një pikë.

Futbollisti kosovar, Milot Rashica luajti për 80 minuta dhe u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë. Ai bashkë me Hanley u vlerësuan me notë 7.3.

Pas ndeshjes, trajneri i Norwich, Dean Smith e vlerësoi shumë futbollistin kosovar.

“Kundërshtarëve do t’u shkaktojë probleme të shumta me shpejtësinë e tij”, ka thënë Smith pas ndeshjes për Rashicën.

Related Articles