Memli Krasniqi: PDK kryen punë, Albin Kurti  është jokompetent dhe kampion i propagandës 

Memli Krasniqi: PDK kryen punë, Albin Kurti  është jokompetent dhe kampion i propagandës 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar arsyet përse qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë këtë parti dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza. 

Ai ka thënë se PDK kryen punë dhe e mban fjalën kurse, Albin Kurti është kampion i propagandës.

“Ato që i premtojmë i realizojmë. PDK kryen punë. Ne e mbajmë fjalën. E kemi dëshmuar në të kaluarën. Sot njerëzit thonë po keni investuar në autostrada, në shkolla. Ne e kemi marrë të shkatërruar këtë Kosovë. Po ja kemi lënë 2500 kilometra asfalt. Nuk ka pas asfalt ka pas lloq. Ne kemi ndërtuar 120 shkolla se fëmijët tanë kanë qenë duke mësuar në kontejnerë, kur e kemi marrë për herë të parë besimin për të udhëhequr me vendin. Ne i kemi rindërtu e renovu spitalet sepse ka pasur mungesë totale të hapësirave e të shtretërve për pacientët. Ne kemi arritur t’i marrim mbi 100 njohje, të antëtarësohemi në të gjitha ato organizata ndërkombëtare sepse ne kryejmë punë dhe e e mbajmë fjalën.”, ka thënë ai në intervistë për reporteri.net.

Krasniqi ka thënë se Albin Kurti është kampion i propagandës por nuk din të kryejë punë.

“Sot ne mund të mos jemi të mirë me fjalë e propagandë sepse për atë Albin Kurti është kampion, po ai punë s’din me kry. Katër vjet njerëzit e kanë parë që është totalisht jo kompetent, ai dhe krejt ekipi i tij qeverisës. Unë kam pritur prej tyre më shumë sepse i kam parë CV-të dhe thosha paskan kry një shkollë dinë diçka. Por ata dolën të dobët në nivelin e njëjte. Sot kur i sheh nuk e din se cila fushë është më keq. Tjetra e kemi një kandidat i cili tërë ketë kudo që ka punu, ka punuar me nder, profesionalizëm të jashtëzakonshëm, kompetencë, i ka realizuar premtimet që i ka dhënë dhe ka krijuar ekipe të jashtëzakonshme. Ne po u themi njerëzve se po ua japim kryeministrin më të jashtë zakonshëm që ka pasur Kosova.”, tha tutje ai.

Related Articles