Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar kandidatin për kryetar të ardhshëm të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Kreu i PDK-së ka shkruar nê faqen e tij në Facebook se qytetarët e Vushtrrisë do ta zgjedhin Ferit Idrizin i cili me punë, angazhim e projekte konkrete, do ta bëjë Vushtrrinë qendër të zhvillimit ekonomik.
Ndryshe, Ferit Idrizi në zgjedhjet e vitit 2017 kishte dalë bindshëm i pari në zgjedhje ppr të gjitha partitë politike ishin bërë kundër PDK-së dhe në raundin e dytë nuk kishte arritur të dalë fitues.
Deklarata e plotë e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi:
Komuna e Vushtrrisë është shembull i fuqishëm i qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, deri në vitin 2017 kur të gjitha partitë kundërshtare u bënë bashkë dhe e deformuan rezultatin dhe vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë që kishin votuar me shumicë votash në raundin e parë për kryetarin Ferit Idrizi.
Por, PDK dhe kandidati ynë Ferit Idrizi nuk dorëzohet dhe nuk largohet nga beteja për të fituar në Vushtrri. Për ta rikthyer qeverisjen e mirë e zhvillimore për qytetarët e Vushtrrisë.
Në tetor, qytetarët e Vushtrrisë do ta zgjedhin Ferit Idrizin i cili me punë, angazhim e projekte konkrete, do ta bëjë Vushtrrinë qendër të zhvillimit ekonomik.