Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar Edi Ramën, kreun e Partisë Socialiste, për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit, dhe uroi që mandati i ri të shërbejë për ta afruar edhe më shumë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropian, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për ‘Shqipëria 2030′”.
“Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë”, ka thënë Krasniqi.