Skuadra e Ballkanit do të luajë nesër ndeshjen e kthimit ndaj Zalgirisit në Lituani në kuadër të kualifikimeve për Champions League.
Ndeshja e parë e luajtur në kryeqytet ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1:1.
Futbollisti i njohur kosovar, Mentor Zhdrella potencon se Ballkani luajti mirë dhe ai beson se do ta kalojë pa problem skuadrën e Zalgirisit, duke u kualifikuar tutje.
“Mendoj që Ballkani është paraqit mjaft mirë në ndeshjen e parë. Gjatë gjithë duelit të parë ka dominuar takimin, por tek konkretizimi duhet të jenë mnë të qetë, Ballkani dihet që ka lojtarë cilësorë në ekip dhe do ta kalojë pa problem Zalgirisit”, tha Zhdrella në emisionin VAR.
“Më ka lënë përshtypje shumë paraqitja e Emërllahut, por të gjithë luajtën mirë”, përfundoi ai.