“Tërheqja ruse nga toka ukrainase ‘e pashmangshme”

“Tërheqja ruse nga toka ukrainase ‘e pashmangshme”

Tërheqja ruse nga toka ukrainase është “e pashmangshme”, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në komentet e tij të fundit rreth gjendjes në Ukrainë.

Ndërsa vërtiten raportet për “një ushtri milionshe” ukrainase të pajisur me armë perëndimore që po formohej me synimin për të rimarrë territorin jugor, udhëheqësi i kohës së luftës foli për luftën që pritet të vijë.

Kështu ai tha: “Tërheqja e pushtuesve nga toka ukrainase është e pashmangshme, siç është edhe ndëshkimi i tyre”.

“Por ne duhet të mbahemi, duhet të luftojmë së bashku në të gjitha frontet tani – në frontin politik, informativ dhe ekonomik, pa treguar dobësi askund”.

“Ne mund ta përballojmë këtë luftë vetëm së bashku – absolutisht të gjithë, çdo burrë ukrainas, çdo grua ukrainase”. 

Related Articles