Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Kroaci për të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga bashkatdhetarët me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se mërgata shqiptare përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi.
“Shqiptarët migruan në Kroaci e në vendet e tjera në Perëndim në kohë të vështira për vendin. Por kjo mërgatë, përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera”, ka shkruar Haradinaj.
“Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona. Vlerë që tregimin për Kosovën e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbrojë e ta pasurojë në mënyrën më të mirë”, ka shtuar ai.