Reagon Haki Abazi, rastin e tij në VV e krahason me atë të senatorit amerikan që u takua me Kurtin

Reagon Haki Abazi, rastin e tij në VV e krahason me atë të senatorit amerikan që u takua me Kurtin

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë sonte edhe një reagim tjetër, rreth situatës së krijuar në raport me parinë e subjektit që i takon.

Këtë herë, ai përmend senatorin amerikan, Bob Menendez, të cilin e takoi kryeministri Albin Kurti, e që me të njëjtin ai po ngrit paralele, sesi edhe ai ka qëndrime të kundërta nga udhëheqësit e tij në SHBA.

Një gjë e tillë për faktin siç ka bërë të ditur kryeministri Kurti, se senatori Menendez, ka dalë kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pavarësisht se ShBA-ja është pro kësaj nisme.

”Bob Menendez është lindur në vitin 1954-Nuk po kuptoj si është e mundur që Bob Menendez, Kryetari I Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, ka qëndrim të kundërt me udhëheqësit në SHBA. Pse Menendez del publikisht me qëndrim të kundërt, Pse nuk i tregon çadrës paraprakisht!
Për pak të harroj se Amerika është demokraci!”

Në fund të reagimit të tij, deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi përmend edhe një rezultat të një ndeshjeje futbolli në të cilën Barcelona gjendej në epërsi.

”Barcelona po fiton 2:0”, shkruan ai.

Për këtë, Abazi, aludon në ngjashmëri rasti, me qëndrimet e tij ku ditë më parë përmes një konference për media, dha deklarata kundër drejtuesve të Vetëvendosjes, specifikisht duke përmendur, kryeministrin Albin Kurti, ministren Albulena Haxhiu e po ashtu edhe shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila të cilën këtë të fundit, e quajti edhe ‘’Çadra e Gadafit’’.

Related Articles