Mërgimtarët ankohen për çmime të shtrenjta të biletave. Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës thotë që duhet të mbikëqyren agjencitë.
Çdo javë në Aeroportin “Adem Jashari” zbarkojnë rreth njëqind aeroplanë që bartin mërgimtarë.
Gëzimi i vërehet secilit prej tyre me të zbritur në Kosovë .
E krahas mallit për atdheun me të mbërritur në Kosovë ata kanë edhe një hall tjetër, biletat.
Meqë shpenzimet për këto udhëtime sipas mërgimtarëve janë goxha të mëdha.
Megjithatë ka të tjerë që nuk po i shohin si të larta çmimet e biletave.
Ndërsa në kompanitë ajrore kanë treguar çmimet e biletave për mërgimtarët që nisen nga Frankfurti i Gjermanisë e Destinacion kanë Kosovën.
Më lirë dukshëm kushton një biletë nga Dyserldofi për në Aeroportin “Adem Jashari”.
Çmim pothuajse i njëjtë është edhe për ata që udhëtojnë nga Zvicra për në Prishtinë.
Ndërsa ish kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka thënë që agjencitë e udhëtimit duhet të monitorohen.
E për shkak të çmimit të ulët një numër i konsiderueshëm i mërgimtareve zgjedhin autobusin për të udhëtuar