Mërgimtarët kthehen nga Kosova, kaq orë po presin në kufij

Mërgimtarët kthehen nga Kosova, kaq orë po presin në kufij

Kolona të gjatë në pritje për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi ka pasur edhe gjatë të mërkurës.

Dy orë janë pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka po ashtu në hyrje dhe dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Rreth 40 minuta janë pritjet si për të hyrë e si për të dal nga Kosova përmes kësaj pike.

Ndërkaq, nëpër pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona të gjata.

Related Articles