Me të përfunduar pushimet verore shumë mërgimtar ia mësyejnë sërish vendit ku ata jetojnë, shteteve perendimore.
Andaj periudha e korrikut dhe gushtit është e ngarkuar nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Medarë po pritet deri në dy orë, ndërsa kolona shënohet deri në 800 metra, njofton Gazeta Enigma.
Ndërkaq te Dheu i Bardhë për momëntin pritjet janë deri në një orë e gjysmë derisa në Jarinje deri në gjysmë ore.
Në pikat e tjera nuk raportohet të jenë shumë të ngarkuara. /Gazeta Enigma