Vendimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për t’ua mbuluar mërgimtarëve polisën e sigurimit kur vijnë në Kosovë nga një pjesë e mërgimtarëve është pritur mirë.
Por, ka edhe të atillë të cilët një veprim të tillë e konsiderojnë të panevojshëm.
Një mërgimtar që jeton në Gjermani me emrin Fuat Ademaj i ka shkruar letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë se nuk ka nevojë që shteti i Kosovës të paguajë sigurimin e tij.
“Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi. A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ? Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
I dashur kryeminister,
Kam disa vite që jetoj në Gjermani, dhe brenda vitit, se paku dy herë vizitoj vendlindjen, Pejën time.
Nuk ju shkruaj që të ankohem, por të shpreh mospajtimin tim lidhur më sigurimin e automjetit në kufi.
E di shumë mirë gjendjen e bashkëvendasve të mi që jetojnë në Kosovë. Një pjesë e tyre jetojnë më asistencë sociale e pension të veteranit të luftës, më pagesa tmerrsisht të ulëta, që nuk garantojnë as ushqim minimal për të kaluar muajin.
Faleminderit Kryeminister Kurti, që mergimtarve po deshiron të ua paguash policen kufitare, pasi që Kosova akoma nuk është pjesë e Kartonit të gjelber.
Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi.
A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ?
Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?
Nese mendon që më këtë veprim, mund ta marresh voten time, atëherë gabohesh.
Ne mergimtarët vetem japim për Kosovën, sepse atje kemi vendlindjen, prinderit, shtepitë e tokën. Në Kosovë kemi gjakun tonë.
Më këto mjete të ndara, nderto çerdhe e spitale, nderto shkolla profesionale që të rinjët të pavarësohen.
Mua mos ma paguaj sigurimin, ske nevojë.
Fuat Ademaj, Gjermani.