Mërgimtari vendos të kthehet në Zvicër: Po iki për shkak të rrymës

Mërgimtari vendos të kthehet në Zvicër: Po iki për shkak të rrymës

Disa mërgimtarë kanë vendosur që të ndërpresin pushimet në Kosovë për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.

Një nga ta ka thënë se ka vendosur të kthehet Zvicër, ndër të tjera për shkak të situatës me energjinë elektrike.

“Për shkak të rrymës po ikim dhe po shkojmë atje. Përpara kemi qëndru deri në 3 muj. I kemi ndreq kushtet, por pa rrymë asgjë nuk po bën. Jemi të dëshpërum se qe 20 vite hala këto sene me ndodh, nuk është mirë”, ka thënë ai për Kanal 10, përcjell Gazeta Enigma.

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me Kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi si dhe Kryeshefin e KOSTT-it, Kadri Kadriun, kanë mbajtur konferencë për media të enjten.

Rizvanolli ka thënë se Kosova është në një situatë të keqe me energji elektrike për shkak të rritjes së çmimit.

“Në kushtet normale, çmimi ka qenë 69 euro për megavat. Çmimi në kulmin e kërkesës për energji ka qenë 351 euro. Situata është përkeqësuar edhe më tej. Më datë 21 kanë arritur 420 euro për megavat orë për kërkesën bazë. Ndërsa në kohën e pikut, kanë arritur deri në 515 euro”, ka thënë ajo.

Tutje Rizvanolli ka shtuar se “ka një shtatfishim në krahasim me çmimin normal të energjisë elektrike. Pra vetëm për gjashtë ditë, ka pasur rritje prej 37% për kërkesën bazë”.

Ndërsa, fajtore e ka lënë edhe Serbinë, e cila sipas saj e ka bllokuar linjën energjetike./Gazeta Enigma/

Related Articles