Një mërgimtar dyshohet se ka qenë cak i hajnave në Aeroportin “Adem Jashari”, raporton Gazeta Enigma.
Sipas vëllait të tij, kur mërgimtari ka arritur ne Zvicër e ka vërejtuar se i është vjedhur stoli ari dhe dy orë dore nga valixhja.
Rasti është hapur si “vjedhje e rëndë”, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË /ANP Adem Jashari 07.01.2022 – 18:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se vëllai i tij kur ka arritur në shtetin e Zvicrës ka vërejtur se i janë vjedhur nga valixhja e tij sasi ari dhe dy orë dore./Gazeta Enigma/