Shtëpia e një bashkatdhetarit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë cak i hajnave.
Rasti ka ndodhur në fshatin Begracë të komunës së Kaçanikut.
Atij i janë vjedhur stoli të arit në vlerë prej 39 mijë eurosh.
Kështu ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
“Një pistoletë, stoli ari dhe ora dore. 39 mijë euro vlera sipas ankuesit”, tha Veseli.
Veseli tha se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit