Mërgimtarit nga Gjermania ia thyejnë veturën në Sllatinë, ia vjedhin 14 mijë euro dhe dokumente

Mërgimtarit nga Gjermania ia thyejnë veturën në Sllatinë, ia vjedhin 14 mijë euro dhe dokumente

Një mërgimtarit nga Gjermania, i cili erdhi për pushime në Kosovë, persona të panjohur i kanë thyer veturën e tij, me ç’rast i kanë vjedhur edhe 14 mijë euro para, si dhe dokumentet e tij personale.

Fidai Restelica,rrëfeu se si dhe ku kishte ndodhur ngjarja.

”Unë vi nga fshati Pomozitin, e komunës së Fushë Kosovës. Ishim me vëlla, erdhëm me dy punëtorë prej Frankfurtit, ata deshën ta vazhdonin rrugën për në Shqipëri, e ne u ulëm për të ngrënë bukë”.

”Kur kemi dalë, xhami i veturës ka qenë i thyer, janë vjedhë dy çanta. Shuma e parasë ka qenë 14 mijë euro para të gaçme, më kanë vjedhë telefonin, dokumentat krejt, pajisjet krejt, dokumentat me pasaportë, me patentëshefer, me dokumenta të veturës e krejt çka ka mund të kishte aty”.

”Policia kanë ardhë brenda katër minutash, rasti është hapë menjëherë. Dyshime kishin në një person i cili kishte qenë i burgosur. Prokurori e ka liruar në burg shtëpia, ata kanë shku tek shtëpia e tij s’kanë mund ta gjejnë në shtëpi dhe dyshimet më të mëdha tyre ishin tek ai person. Vetura e tyre [plaçkitësve] ishte Golf 5”.

Related Articles