Merr armën e nënës police dhe qëllon një qen

Merr armën e nënës police dhe qëllon një qen

Armët zyrtare të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka raste kur bien në duar të gabuara, të cilët i keqpërdorin ato.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një person dyshohet se ka marrë armën e nënës së tij police, pa dijeninë e saj dhe më pas të njëjtën e ka përdorur në një rast në Kolovicë.

Sipas burimeve, një shtetas i huaj derisa po shëtiste me qentë  e tij, ka dëgjuar një të shtënë arme dhe i njëjti më pas ka vërejtur se njëri prej qenve është goditur nga plumbi.

Pas veprimeve hetimore është arritur që të zbulohet identiteti i të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

29-vjeçari ka pranuar para hetuesve policorë se arma e cila është përdorur në rast, i përket nënës së tij e cila është zyrtare policore.

Related Articles