Merr flakë një autobus në Fushë Kosovë

Një autobus ka marr flakë mbrëmjen e së premtes në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënsi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Borovci.

Tutje ai ka deklaruar se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po  trajtohen rrethanat e ngjarjes. /Gazeta Enigma/.

Related Articles