Mbrojtës i Kombëtares së Italisë, Leonardo Spinazzola, e ka përfunduar aventurën e tij në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Spinazzola u lëndua mbrëmë në ndeshjen që italianët e fituan ndaj Belgjikës me rezultat 2-1, ku u kualifikuan në gjysmëfinale.
Futbollisti italian ka pësuar një lëndim të rendë dhe do të mungoj për disa muaj.
Ai pasditen e së shtunës është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij dhe është larguar nga kampi i Italisë.
Spinazzola gjatë ndarjes me shokët e kombëtares dhe stafin pati shumë emocione.
Një respekt dhe dashuri e madhe në këtë ekip që po synon ta rikthej lavdinë në futbollin italian.
Kjo ka qenë një nga armët më të forta të Italisë në këtë Kampionat Evropian./Gazeta Enigma/