Mesazhet e produksionit me kunatin dhe kërkesa e Luizit ndaj BBV, si qëndron e vërteta për Instagramin e tij?

Mesazhet e produksionit me kunatin dhe kërkesa e Luizit ndaj BBV, si qëndron e vërteta për Instagramin e tij?

Llogaria e Luizit në Instagram është një tematikë shumë e diskutuar jashtë “BBVA” dhe sot, në “Big Brother 2 Fan Club” u sqarua e vërteta mbi dramën në fjalë.

Të ftuar në studio ishin avokati Egli Haxhiraj si dhe miku i Luizit, Joni.

Egli sqaroi se Top Channel nuk ka kërkuar në asnjë momentë të marrë me forcë Instagramin e Luizit por thjesht të drejtat e autorit në çdo foto të postuar.

Pas sqarimit të tij, në ekranin në studio janë publikuar për herë të parë bisedat mes Top Channel dhe kunatit të Luizit, Sokolit. 

Mesazhet e produksionit me kunatin dhe kërkesa e Luizit ndaj BBV,  si

E pas gjithë këtyre, për herë të parë është publikuar edhe një video ekskluzive. Në dhomën e rrëfimeve, në një bisedë me produksionin, Luizi thotë se do që llogarinë e tij ta menaxhojë Top Channel. Ai pyetet nëse do që ta menaxhojë motra e tij apo familja llogarinë dhe nuk pranon.

“Jo, jo, merru ti. Vazhdo merru ti. Nëse s’merreni ju (Top Channel), le të vazhdojnë të merret ajo (Jurgena, vajza që menaxhonte llogarinë e Luizit në Instagram)”. Luizi më pas thotë se dëshiron që të merret vetëm Top Channel, siç ka folur dhe siç ka nënshkruar dhe shtoi se i beson menaxhimit të personit me të cilin komunikoi në dhomën e rrëfimit.

Videoja vjen pasi Luizi informohet përmes një droni për numrin e madh të ndjekësve në Instagram.

Moderatorja, Megi Pojani tha se Luizi pa dronin dhe shkoi në dhomën e rrëfimit për të kërkuar ndihmën e Top Channel si një media me të gjithë eksperiencën e duhur për të menaxhuar një llogari me një shifër të konsiderueshëm ndjekësish.

Related Articles