Mesfushori defansivë, Arbër Mustafa është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Trepçës ’89 pas një sezoni të kaluar te skuadra mitrovicase.
Mustafa arriti që të rikthehet në Superligë me Trepçën ’89 duke u pozicionuar në vendin e parë në Ligën e Parë, Grupi A.
Gazeta Enigma mëson se 22-vjeçari nga Gjilani është në bisedime me disa klube nga Liga e Parë dhe nga Superliga.
Brenda pak ditësh pritet që Mustafa të bëhet me skuadër të re./GAZETA ENIGMA/