Leo Messi thotë se përballja e mundshme me Barcelonën tani me fanellën e PSG-së, do të ishte diçka e çuditshme për të.
Ai nuk mund ta përshkruajë në të vërtetë se si do të ishte që të zbresë në Camp Nou, në shtëpinë e tij, me fanellën e një tjetër klubi, por thotë se ky është futbolli.
“Gjithmonë do t’i jem mirënjohës tifozëve të Barcelonës, kam qenë atje si fëmijë dhe natyrisht që ishte e vështirë”, tha ai.
“Do të ishte diçka e çuditshme që të luajë në shtëpinë time me një tjetër fanellë, por ky është futbolli”.
Messi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSG-në, deri më 2023.