Mësimi nis edhe një muaj, vaksinohen vetëm 8 mijë e 500 mësimdhënës

Mësimi nis edhe një muaj, vaksinohen vetëm 8 mijë e 500 mësimdhënës

MASHT-i dhe SBASHK-u do të zhvillojnë takim për të diskutuar vaksinimin e mësimdhënësve.

Qendrat e vaksinimit janë të hapura për qytetarët tash e sa muaj në gjithë Kosovën.

Aty po drejtohen të interesuarit për t’u imunizuar ndaj virusit korona, i cili që nga shfaqja e tij, ua mori jetën miliona njerëzve në botë.

Megjithatë, në mesin e 24 mijë mësimdhënësve, deri tani janë vaksinuar vetëm 8500 punonjës arsimor.

Në anën tjetër na ndan vetëm një muaj, nga fillimi i vitit të ri shkollor.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për televizionin T7, se megjithatë gjatë kësaj jave është shtuar interesimi i tyre për vaksinim.

Thirrje për vaksinim kanë bërë edhe nga Sindikata e Arsimit.

Megjithatë sipas Rrahman Jasharajt nga kjo sindikatë, është përqindja e ultë e vaksinimeve, është shqetësuese.

Ai thotë që javën e ardhshme do të takohen me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

Sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, ishin vet mësimdhënësit ata që kërkuan përparësi në vaksinim.

Që nga fillimi i pandemisë, mësimi nëpër shkolla në Kosovë, është mbajtur kryesisht online.

Related Articles