Mësohet data dhe ora e takimit të parë mes Antwerpit dhe Dritës

Mësohet data dhe ora e takimit të parë mes Antwerpit dhe Dritës

Drita nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur datën dhe orën e ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër ekipit belg, Royal Antwerp.

Antwerpi dhe Drita do të sfidohen në ndeshjen e parë në Belgjikë më 21 korrik (e enjte) me fillim nga ora 19:00.

Ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më vonë në tempullin e zjarrtë “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita në rrethin e parë kualifikues e eliminoi ekipin finlandez Inter Turku me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Në Finlandë Drita pësoi 1:0, megjithatë në ndeshjen e kthimit gjilanasit u treguan superior duke shkëlqyer me tre gola.

Related Articles