Messi krahasohet me Alberto Tomban

Messi krahasohet me Alberto Tomban

Trajneri i Polonisë, Szeslaw Michniewicz është zhytur në botën e skijimit kur ka folur për sfidën me të cilën përballen futbollistët e tij për ta ndaluar Lionel Messin në ndeshjen e fundit të Grupit C të Kupës së Botës.

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën në “Stadium 974” dhe nis në orën 20:00. Polonisë i mjafton barazimi në këtë ndeshje për t’u kualifikuar në 1/8 e finales, por gjasat e ekipit për të avancuar tutje do të varen nga fakti nëse do të arrijnë ta ndalin Messin në fushë.

“Messi sillet në fushë sikur Alberto Tomba në shtegun e skijimit. Ai është në gjendje të evitojë secilin, sikurse Alberto Tomba që ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë kur skijonte. Kështu që, ne duhet t’i vendosim lojtarët tanë përreth Messit. Nëse ai është në gjendje të evitojë të gjithë, atëherë ne nuk do të jemi në gjendje ta ndalim”, pranoi Michniewicz.

Related Articles