Messi nderohet me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Joe Biden

Messi nderohet me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është gati t’i dorëzojë Lionel Messit Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil i Amerikës, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Ndikimi i superyllit argjentinas në futbollin botëror në dy dekadat e fundit ka qenë i pakrahasueshëm.

Pasi pushtoi Evropën me Barcelonën dhe Paris Saint-Germain, 37-vjeçari u transferua te Inter Miami në verën e vitit 2023. Ai e ka dominuar MLS-në deri tani, duke ndihmuar Heronët të fitojnë dy trofe.

Në një komunikatë të fundit, Shtëpia e Bardhë zbuloi se 19 persona do të nderohen nga Presidenti Biden.

“Presidenti Biden beson se liderët e mëdhenj e mbajnë besimin, i japin të gjithëve një mundësi të drejtë dhe e vënë mirësjelljen mbi gjithçka tjetër. Këta nëntëmbëdhjetë amerikanë janë udhëheqës të mëdhenj që e kanë bërë Amerikën një vend më të mirë. Ata janë liderë të mëdhenj sepse janë njerëz të mirë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin e tyre dhe botën”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa Lionel Messi ka qenë i jashtëzakonshëm në fushë për Inter Miamin, deklarata shton se çmimi është për punën e tij jashtë fushës.

“Ai mbështet programet e kujdesit shëndetësor dhe edukimit për fëmijët në mbarë botën përmes Fondacionit Leo Messi dhe shërben si ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it”, thuhet më tej.

Përveç La Pulgas, legjenda e basketbollit amerikan Magic Johnson do të shpërblehet edhe me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Related Articles