Lionel Messin e ndajnë vetëm pak minuta nga debutimi te Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas u larguar pas 21 vitesh qëndrimi te Barcelona, duke kaluar më pas te parisienët në fillim të këtij muaji si lojtar i lirë.
Lojtari 34-vjeçar kishte dëshirën që të vazhdonte të qëndronte edhe më tej në Camp Nou, mirëpo kriza financiare e klubit nuk e lejoi atë të vazhdonte kontratën.
???? ????️ Stade Auguste Delaune#SDRPSG pic.twitter.com/E548Iw1wuX— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 29, 2021
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do ta bëjë sonte (e diele) debutimin në takimin ndaj Remis që fillon në ora 20:45, skuadër kjo që ka dy shqiptarë si Valon Berisha dhe Arbë Zeneli, me këtë të fundit që vuan nga lëndimi.
Tashmë është konfirmuar se Messi do të mbajë numrin 30-të te skuadra nga Ligue 1, ndërsa klubi ka sjell pamje nga zhveshtorja e tyre.
Fanella e argjentinasit qëndron afër asaj të Neymarit, e që tifozët shpresojnë të shohin ndonjë gol nga ai edhe pse nuk është në formacionin startues.
✨????✨ Un vestiaire forcément particulier pour ce #SDRPSG ! pic.twitter.com/1IoLWCCJbF— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 29, 2021