Lionel Messi thuhet se ka rënë në konflikt me shokun e skuadrës së Paris Saint-Germain, Mauro Icardi dhe dëshiron që bashkëkombësi argjentinas të shitet.
Pas largimit nga Barcelona, pas refuzimit të La Ligës për të pranuar kontratën e tij të re për shkak të kufirit të pagave të klubit, Messi bëri lëvizjen te PSG në një transferim falas dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare në verë.
Ai ka shënuar tre herë në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë një dygolësh kundër RB Leipzig të martën, por ende nuk e ka hapur llogarinë e tij në Ligue
Në sipërfaqe Messi duket se është vendosur mirë në mjedisin e tij të ri pas një periudhe 21-vjeçare në Barcelonë, por sipas mediumit El Nacional, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka një marrëdhënie “të tensionuar” me Icardin dhe kjo ka filluar të shkaktojë një ndarje në zhveshtoren e ekipit të Mauricio Pochettino.
Pretendohet se mosmarrëveshja vjen nga fakti se Icardi mendon se Messi, kapiteni dhe ylli i kombëtares La Albiceleste, është arsyeja që ai nuk është paraqitur për ekipin kombëtar për tre vjet.
Paraqitja e tij e fundit erdhi në një miqësore kundër Meksikës në vitin 2018.
Ardhja e Messit në PSG thuhet se ka ndryshuar dinamikën mes skuadrës dhe flitet se Icardi, i transferuar nga Interi, mund të largohet shumë shpejtë. /Gazeta Enigma.