Mësuesi nga Kaçaniku dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses, futet në “Arrest shtëpiak”

Mësuesi nga Kaçaniku dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses, futet në “Arrest shtëpiak”

Një mësues nga Dubrava e Kaçanikut, akuzohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse, në ambientet e shkollës ku ai jep mësim, shkruan Gazeta Enigma.

Indeksonline mëson se ndaj mësuesit Ruzhdi Xhini është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Kujtojmë se viktima ishte një 16-vjeçare, e cila e denoncoi mësuesin e saj.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka thënë se nuk ka pasur qëllim seksual ndaj nxënëses, por gjoja se e ka puthur dhe prekur në “aspektin familjar”.

Konfirmohet se rasti dyshohet se ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, ku vajza kishte shkuar për disa prova, pasi i dyshuari është mësimdhënës i muzikës.

Related Articles