Meta flet pas arrestimit: Rrëmbimi im tregon panikun e regjimit diktatorial

Meta flet pas arrestimit: Rrëmbimi im tregon panikun e regjimit diktatorial

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është deklaruar pas arrestimit të tij.

Ai ështe shprehur se ndihet krenar që është “rrëmbyer dhunshëm” nga “antishqiptarët” dhe “shqipfolësit”, sipas tij vetëm për patriotizmin e tij dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka alënderuar përzemërsisht të gjithë anëtarët e partisë së tij, për mbështetjen e dhënë.

“Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat”, shkroi ai.

“Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë”, shtoi Meta. /Gazeta Enigma

Related Articles