Meta: S’më kërcet për asgjë, jam kristal i pastër, do jem sërish kryeministër

Meta: S’më kërcet për asgjë, jam kristal i pastër, do jem sërish kryeministër

Ilir Meta ka zgjedhur që të flasë me tone shumë të ashpra kundër Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Gjuhën e ashpër që e ka karakterizuar në daljet e fundit, Meta tha se nuk vjen pasi është i trembur se mund të shkojë në burg, pasi është “kristal i pastër”.

Meta shtoi se është i bindur se do jetë sërish kryeministër i Shqipërisë, si dhe do të marrë një mandat të dytë për president.

Kjo sipas tij, tregon se nuk i druhet një “Non Grata” nga SHBA-ja.

“Nuk më kërcet fare jo për Cez Dia, po për asgjë se jam kristal i pastër, Dumani po përpiqet që të falsifikojë një proces, ka marrë përsipër sikur do bëjë namin dhe nuk ka kurajë që të merrem me aferën 600 milionë euro të CEZ të Ramës dhe Damianit, ai do të merret me çështje të mbyllura. Do të jem kryeministër i Shqipërisë dhe do të bëj dhe një mandat si president. Non Grata, s’është shqetësim”, tha Meta, shkruan A2Cnn.

Related Articles