Von Cramon: Serbia të lejojë kosovarët të kalojnë kufirin me letërnjoftime

Von Cramon: Serbia të lejojë kosovarët të kalojnë kufirin me letërnjoftime

Eurodeputetja Viola von Cramon ka bërë thirrje që Serbia të lejojë kosovarët të kalojnë me letërnjoftime.

Ky reagim i saj vjen pasi Serbia nuk lejoi sot të kalonin 300 kosovarë kufirin Serbi-Kroaci.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lërë mbajtësit e letërnjoftimeve dhe pasaportave rë Kosovës të kalojnë kufirin Batrovci Serbi – Kroaci!”

“Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka thënë Von Cramon. 

Related Articles