Sulmuesi i ri i SC Gjilanit, Mevlan Zeka ka deklaruar se do ta djersis me krenare fanellën e klubit të klubitë të tij të ri, shkruan Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se do angazhohet maksimalisht për fanellën e SC Gjilanit.
“I falenderoj të gjithë për mbështetjen, përkrahjen dhe respektin që ma kanë bërë te Gjilani. so ta djersit me nder dhe krenari këtë fanellë. Këtë mbështetje do t’ua kthej me angazhim maksimal për rezultate të ekipit”, ka thënë Mevlan Zeka për faqen zyrtare të klubit të Gjilanit.
27-vjeçari ka thënë se mezi pret që ta nis aventurën e tij me Gjilanin dhe së bashku me tifozët “Skifterat” të marshojnë drejt objektivave që ka klubi.
“Gjilani është një qytet i sportit dhe unë jam rritur në frymën e dashurisë për sportin. Mezi pres të bëhem bashk me “Skifterat” dhe të marshojmë drejt objektivave që ka vendosur klubi”.
Kujtojmë që SC Gjilani prezantoi gjatë ditës së sotme sulmuesin e krahut Mevlan Zeka i cili do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2024.
Ai në sezonin e kaluar ishte pjesë e Ballkanit duke u shpallur kampion në Superligë./GAZETA ENIGMA/