Mexhiti: Po punojmë që sa më shpejt të lirohet ish-ushtari i UÇK-së

Mexhiti: Po punojmë që sa më shpejt të lirohet ish-ushtari i UÇK-së

Zyrtarë qeveritarë të Maqedonisë së Veriut, që përfaqësohet edhe nga shqiptarët, thanë se po punojnë çdo ditë për ta liruar ish-ushtarin e UÇK-së, të ndalur sipas një fletarresti të Serbisë.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punohet çdo ditë për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i ndaluar 10 ditë më parë në vendkalimin kufitar Glloboçicë-Jazhincë.

“Neve na vjen keq që ka ndodhur kjo mirëpo po punojmë çdo ditë pa pomozitet, larg mediave që të mer epilogun e drejtësisë dhe që të jetë I lirë si të gjithë tjerët”, tha Mexhiti.

Ai tha se ky nuk është rasti i parë i ndalimeve të tilla.

“Për ta informuar opinionin sepse ka një tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin që ky është rasti I pare, ata që i njohin rrethanat e dine që ka qenë rasti Dugolli, rasti Morina dhe disa raste të tjera kur ka pasur pushtet absolut BDI dhe ka ndodhur”, deklaroi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm serb Daçiq theksoi kërkesën e Beogradit zyrtar për ekstradimin e Ramadanit nga Maqedonia e Veriut, duke shtuar se autoritet serbe kanë një listë të gjatë të ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarreste ndërkombëtare, që sipas Serbisë, dyshohen për krime lufte.

Blerim Ramadani ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh, të caktuar nga Gjykata Themelore në Shkup.

Related Articles