Mexhuani jep dorëheqje nga pozita e kryetarës së OSHP-së, kaloi testin për notere

Mexhuani jep dorëheqje nga pozita e kryetarës së OSHP-së, kaloi testin për notere

Kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Vjosa Gradinaj-Mexhuani, e emëruar si e tillë nga Kuvendi i Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ky vendim erdhi pasi javë më parë, Mexhuani kaluar testimin për t’u bërë notere për territorin e Ferizajt dhe një dorëheqje e tillë parashihej në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, njofton GazetaBlic, transmeton Gazeta Enigma.

“Në pajtim me nenin 20 të Ligjit nr 06/l-100 për Noterinë, obligohet e emëruara që brenda periudhës prej 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë dëshminë përkatëse me të cilën vërteton dorëheqjen e saj nga funksioni aktual zyrtar”, thuhet në vendim.

Në vend të Vjosa Gradinaj-Mexhuanit, pritet të emërohet UD Isa Hasanaj.

Kjo bazuar në nenin 102, paragarfi 3, i ligjit të prokurimit.

Ndryshe Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik është një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, në fushën e tenderëve si dhe të vlerësimit të dhënies së tyre nga kompanitë e pakënaqura të cilat bëjnë ankesë. /Gazeta Enigma

Related Articles