Reshjet e borës që ranë 24 orët e fundit e kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugor.
Por, rrugët gjatë ditës së djeshme ishin të kalueshme.
Kështu bën të ditur Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një njoftimi për media.
MI bën të ditur se kompanitë e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë duke i kryer punët e tyre gjatë tërë natës.
“Pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi”.
“Po ashtu ju informojë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”.
Kjo ministri apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar./Gazeta “Enigma”/